VIDEO/ Tre humbje radhazi dhe përmbysje rezultatesh, Lacio i çudit të gjithë në Seria A

0

Çfarë po ndodh me Lacion në Seria A? Ekipi i Inzaghit po i çudit të gjithë me rezultatet e marra, teksa pritej që të luftonte për titullin kampion dhe pëson humbjen e tretë radhazi.

Skuadër e cila nuk po tregon asnjë qendrueshmëri në fushë ku përqindja e mbajtjes së topit në humbjen 1-2 ndaj Sasuolës në ditën e sotme ishte 36% me 64% në favor të miqëve. Pra një dominim total i kundërshtarit modest në letër, ndërsa edhe realizimi i Lacios me anë të Albertos rezultoi aksidental.

Një shpërfytyrim i papritur i kryeqytetasëve që në gjashtë e fundit, tre takime i kanë mbyllur me përmbysje rezultatesh, ku në dy raste janë kundër tyre. Pavarësisht se Lotito doli kundër të gjithëve q? futbolli të mos ndërpritej nga pandemia duke ëndërruar titullin kampion, askush nuk ka dyshime tanimë se këtë vit do të kemi “deja vu” me Juventusin. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.