Futbolli anglez është padyshim kampionati më i fortë në Europë dhe që dhuron magjinë e vërtetë e të futbollit. “Premier League” është arena kryesore e dyluftimit të ekipeve angleze që nuk kursejnë asgjë nga energjitë e tyre dhe me ritmin e ndeshjes që nuk bie asnjëherë përgjatë 90 minutave.
Manchester United-Totenham është kryefjala e ditës së sotme dhe kjo përballje ka nisur me marsh të pestë. Në fillim ishin vendasit që kaluan në avantazh pas minutës së dytë, atje ku Fernandes nuk ka gabuar nga pika e bardhë e penalltisë. Nuk ka vonuar shumë dhe Ndombele ka përfituar pas një përgjumje në qendrën e mbrojtjes së United për të barazuar shifrat. E ndërkohë në minutën e 7 të takimit është Son që pas një topi të shpejt në ekzekutimin e goditjës së dënimit nga Kane ka mposhtur sërish portierin kundërshtar. /Sport Ekspres/
#MUNTOT
?????? ????????? | ??????? ??????? 1 × 2 ??????? | ?????????????? ?????? ??????? HD????? ??????? @iF26L__ pic.twitter.com/gUm2N4sKci
— ?????? ???! (@CSHD69) October 4, 2020