Gllasgou Rejnxhërsi ia ka dalë të vazhdojë rrugëtimin në Europë, por nuk duhej shumë për ta bërë, nisur nga fitorja e arritur 3-1 në “Ibrox Stadium” në Gllasgou, 7 ditë më parë.
Skuadra e drejtuar nga Stiven Xherardi ka barazuar sonte 0-0 në Slloveni, ndaj Mariborit, ekipi që eliminoi Partizanin dhe ku luan Valon Ahmedi, edhe pse ai tashmë është jashtë skuadre…
Por, përtej fushës, jashtë saj ka pasur trazira mes fansave të ardhur nga Skocia, të shumtë, që janë ballafaquar me policinë sllovene. Lumë birrash dhe këngë, teksa situata më pas ka degjeneruar.
https://www.youtube.com/watch?v=6pDRuTGk79s
https://www.youtube.com/watch?v=1e5jGX9JFHE