VIDEO/ Trajneri i PSG lë sërish në stol Kylian Mbappe, kamera e ndjek në çdo sekondë dhe francezi shfaqet i lumtur

Lojtarët e PSG-së aktualisht po luajnë në shtëpi ndeshjen e javës së 25-të të Ligue 1 kundër Reims-it dhe Luis Enrique i befasoi sërish të gjithë duke lënë në stol Kylian Mbappe. Shumë njerëz janë habitur kur panë se Enrique vendosi të linte Mbappe në pankinë dhe siç pritej kamera ndoqi çdo lëvizje të francezit.

Pritej që Mbappe të kishte një reagim të zemëruar teksa ishte ulur në stol, por kjo nuk ndodhi. Gjatë pjesës së parë, Mbappe ishte në humor shumë të mirë dhe i buzëqeshur, gjë që hodhi poshtë të gjitha spekulimet se ai kishte një lloj konflikti me trajnerin dhe për këtë arsye Enrique vendosi të lërë në stol lojtarin e tij më të mirë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online