VIDEO/ Trajneri i Espanjol ndërron gjysmën e ekipit dhe nuk e prek, Keidi Bare i shpërblen besimin me gol pas 120 minutash

Keidi Bare ka zhvilluar një tjetër ndeshje positive te Espanjoli duke u vlerësuar mes lojtarëve më të mirë. Mesfushori shqiptar e nisi nga minuta e parë ndeshjen e Kupës ndaj Ponferadina. Pedrosa do të shënonte golin e parë për Espanjolin që në minutën e 4.

Miqtë u vendosën disi në gjumë duke e konsideruar ndeshjen e mbyllur, por në minutat e fundit ishte një penallti e ekzekutuar saktë nga Yuri që dërgoi takimin në shtesë. Keidi Bare luajti për 120 minuta dhe nuk u ul në stol nga trajneri i Espanjolit, që zëvendësoi thuajse gjysmën e ekipit, pasi u ndërruan 6 lojtar.

Mesfushorit shqiptar iu besua penalltia e dytë dhe nuk gaboi. Megjithëse portieri kundërshtar i kuptoi krahun, Bare kishte gjithë saktësinë për të gjetur cepin e rrjetës. Espanjoli arriti që të kalonte më tej pasi Ponferadina gaboi në 3 penallti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *