Në Korenë e Jugut po zhvillohet kampionati botëror i notit. Pas mbarimit të garave në vaterpolo, atletet e shumë shteteve kanë zgjedhur të festojnë sukseset e tyre në një lokal natë në provincën e Gwangju. Brenda sallës kanë qenë të pranishëm plot 370 persona, jashtë parametrave që godina e kishte të parashikuar të mbante.
Si pasojë e kësaj, një pjesë e madhe e ballkonit të brendshëm ka rënë poshtë, duke shkaktuar një tragjedi. Në sallën e mbushur plot me njerëz ka qenë e pamundur të shmageshe dhe të diljë nga ambienti. Autoritetet raportojnë dy të vdekur dhe 13 të plagosur, fatmirësisht të gjithë jashtë rrezikut për jetën.
Siç e thamë më lart, përveç personave të tjerë në disko kanë qenë edhe lojtare femra të përfaqësueseve të vaterpolos. Asnjë viktimë nuk është në radhët e tyre, por ka të plagosura. Një sportiste amerikane ka përfunduar me një këmbë të thyer, ndërsa një holandeze ka probleme në dorë.