Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Bolivi, ku në një ndeshje të kampionatit vendas midis Alëays Ready dhe Orientes ka humbur jetën arbitri kryesor.
Viktor Hugo Hurtado ra pa ndjenja në një moment të ndeshjes dhe të gjithë u vunë në panik. Gjithsesi, askush nuk e mendoi se do të kishte pasoja tragjike, pasi Hurtado u shoqërua drejt spitalit dhe ndeshja vijoi normalisht me arbitrin e katërt që u fut si kryesor.
#Urgente
Falleció el árbitro cochabambino Víctor Hugo Hurtado de 32 años. Que condujo el cotejo entre Always Ready y Oriente Petrolero, que en los primeros minutos se desvaneció en pleno campo de juego en el segundo tiempo. pic.twitter.com/xzebCk7ba8— Deporte Total (@deportetotal_bo) May 19, 2019
Sidoqoftë, në fund të takimit të gjithë e kuptuan që Hurtado kishte humbur jetën dhe ndeshja që supozohej të ishte një festë, u kthye në tragjedi. Arbitri bolivian ishte 32 vjeç.