VIDEO/ Torino po shkatërron Fiorentinën, Mërgim Vojvoda vlen më shumë se Vlahovic në fushë

Torino po arrin që të fitojë me shifra tenistike kundër Fiorentinës. Ekipi i drejtuar nga ana e Juric po ia del me rezultatin 4-0, për të shkaktuar surprizën e madhe. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 19 dhe e gjitha falë Vojvodës.

Ky i fundit shpiku një krosim të jashtëzakonshëm që e nxori Singon thuajse me portë të boshatisur, ku i duhej vetëm të shtynte topin në rrjetë. Dopieta e Brekalo në të parën dhe goli i Sanabria në të dytën, i dërguan shifrat në 4-0. Nga ana tjetër, sulmuesi i shumëpërfolur Vlahovic nuk ka mundur dot që të shënojë në këtë ndeshje dhe doli nga fusha e lojës në minutën e 75. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online