Ndeshja mes Anorthosis Famagustas dhe AEK Larnaca-s prodhoi një nga episodet që ka njollosur sistemin VAR. Në një moment kur rezultati ishte në shifrat 0-2 për AEK-un, Lazaros Chistodoupoulos shënon një supergol nga distanca, por që nuk do të merrte në fund aprovimin e gjyqtarit. Topi kalon vijën fatale dhe më pas kthehet sërish në zonë, por vetëm arbitri duket se nuk e pa katë episode, duke akorduar goditje nga këndi.
Pavarësisht se kampionati qipriot përdor sistemin VAR që në sezonin e shkuar, drejtësia nuk është vendosur në vend. Goli i anuluar merr përmasat e një skandali dhe i mohon Anorthosit të dalë me pikë nga ky takim, pasi ndeshja u mbyll me shifrat 1-2. Pjesëtarë të klubit qipriot si dhe vetë autori i golit të anuluar ka shpërndarë pamje filmike që vërtetojnë se u “vodh.ën” nga arbitrimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/