VIDEO/ Topi i dhënë nga Keidi Bare dhe realizimi fantastik, mesfushori shqiptar është shumë afër “La Liga-s”

Keidi Bare është shumë afër La Liga-s. Këtë herë nuk bëhet fjalë për merkato dhe interesimet rreth mesfushorit shqiptar, por në saj të rezultateve që po arrin me Espanjolin. Këta të fundit kanë fituar ndaj Leganes në shifrat 2-1, ndërsa kjo përballje ishte si finale pasi edhe kundërshtari kërkonte ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll duke u renditur në vendin e katërt.

Në golin e dytë do të ishte Keidi Bare që do të krosonte saktësisht te Melamed, për të mbërritur te kthesa e menjëhershme që do të prodhonte golin spektakolar. Pas kësaj fitores Espanjoli mban vendin e parë duke u renditur 10 pikë larg Almerias së vendit të tretë, pozicion ky që të nxjerrë jashtë kualifikimit të menjëhershëm në La Liga, por të dërgon në “Play-Off”. /Sport Ekspres/

One thought on “VIDEO/ Topi i dhënë nga Keidi Bare dhe realizimi fantastik, mesfushori shqiptar është shumë afër “La Liga-s”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online