Personi që e ka pësuar më keq nga sulmi i tifozëve që tifozët e River Plejt i bënë autobusit të Boka Zhuniors, është shoferi i automjetit, tanimë të shkatërruar. Në një intervistë për “ESPN”, shoferi i plagosur tregoi tmerrin e përjetuar.
“Gjithçka mund të kishte përfunduar në një Tragjedi. Ishim vetëm 500 metra larg stadiumit të Monumental. Na ishte ngritur një kurth. Me qindra sende të forta u hodhën drejt nesh. Tani, mezi e kujtoj se si rrodhi situata”.
“Në një moment fillova të humbja vetëdijen, pasi u godita nga një gur që erdhi nga dritarja anësore, fatmirësisht Horasjo Paolini (zëvendëspresidenti i Bokas) u tregua i vëmendshëm dhe mori kontrollin e timonit, në të kundërt do të ishim përplasur diku. Kur erdha në vete, situata përreth ishte si në gjendje lufte”, u shpreh shoferi i plagosur.
Video from on board the Boca bus – the players still singing originally until the mood seems to turn [via @Fedito] pic.twitter.com/4QgQegqnrp
— Peter Coates (@golazoargentino) November 24, 2018