Armando Broja nuk ka arritur që të lërë gjurmë në përballjen mes Arsenalit dhe Southamptonit. Kjo përballje është dominuar tërësisht nga topçinjë dhe djemtë e Hasenhutl nuk e kanë vendosur dot në rrezik portën e Arsenalit.
Ndeshja po vazhdon ende me shifrat 3-0, por nëse Arsenali do të ishte më i saktë para porte, me siguri që rezultati do të ishte tenistik dhe shumë herë më i thellë. Ndërkohë Broja e ka lënë fushën e blertë në minutën e 70 pasi ka ndierë dhimbje. Mbetet për t’u parë se çfarë problemesh ka sulmuesi shqiptar, të cilat po i përsëriten disi në këtë sezon. /Sport Ekspres/