“Të shoh Partizanin si unë Vllazninë”! Brdaric komenton fjalët e Ilir Dajës për “zhdukjen e topave”: Justifikim i ulët

Brdaric ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes së Vllaznisë me Skënderbeun. Trajneri i Vllaznisë është shprehur se ekipi do të ketë impenjim maksimal edhe në këtë përballje për të vazhduar ecurinë positive. Gjithashtu është ndalur edhe te fjalët e Dajës, që komentoi zhdukjen e topave në 20 minutat e fundit te ndeshja e Shkodrës.

“Ne jemi një ekip profesionist dhe është e nevojshme ta provojmë këtë sa herë që luajmë futboll. Ne duhet të vazhdojmë këtë trendin pozitiv të rezultateve dhe të përqendrohemi në gjërat thelbësore”. Deklarata e Dajës? “E kuptoj që ka qenë i nervozuar pas ndeshjes, por ky është një justifikim i ulët. Nuk dua t’i përgjigjem, duhet të jetë i fokusuar te ekipi i tij, edhe unë jam i përqendruar te ekipi im”, tha Brdaric. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online