VIDEO/ Tjetër befasi në Kupën e Italisë, Bolonja eliminon zikaltrit pas përmbysjes në shtesa

Pas eliminimit të Napolit, një tjetër befasi ndodhi sot në Kupën e Italisë. Këtë herë është Interi ai që i thotë lamtumirën këtij kompeticioni. Zikaltrit u mposhtën me rezultatin 1-2 nga Bolonja, e cila tashmë siguroi kualifikimin për në fazën çerekinale të Kupës së Italisë. Koha e rregullt përfundoi në baraspeshë 0-0, teksa Lautaro Martinezi ka gabuar nga pika e bardhë e 11 metrave.

Pa nisur ende mirë pjesa e e parë e kohës shtesë, Karlos Augusto tundi rrjetën pas një goditjeje me kokë. Por goli i tij në fund nuk përkthehet në një kualifikim. Në minutën e 112 Beukema riktheu baraspeshën, ndërsa në minutën e 116 Ndoye përmbysi shifrat dhe dërgoi Bolonjën në çerekfinale të  Kupës së Italisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *