VIDEO/ Titulli është i destinuar të shkojë në Napoli! Të kaltrit janë të pandalshëm, Bajrami me shokë janë të pafuqishëm përpara makinerisë së Spaletit

Napoli vazhdon arratinë në krye të tabelës së klasifikimit. Këtë sezon duket se titulli kampion është i destinuar të shkojë në Napoli, teksa skuadra e Spaletit është treguar e pandalshme në këto 23 javë të Serisë A. Të kaltrit kanë marrë sot fitoren e radhës dhe shkojnë në 18 pikë diferencë në krye të renditjes.

Bajrami me shokë ishin të pafuqishëm përpara makinerisë që ka ndërtuar Spaleti. Sasuolo është mposhtur me rezultatin 0-2 nga Napoli, që nuk e pati aspak të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës. Kvarashkelia ka shënuar gol që në minutën e 12, ndërsa në të 33-tën Osimhen dyfishoi shifrat. Dyshja në fjalë udhëheq napoletanët drejt suksesit të radhës në Serinë A, duke dëshmuar edhe një herë formën e jashtëzakonshme që po kalojnë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online