Vendoset se ku do të luhet ndeshja me Poloninë, në stadiumin ku e kishte planifikuar edhe pala shqiptare

Dilema për stadiumin ku do të nisin edhe kualifikueset e Europianit 2024 për Shqipërinë kanë marrë fund. “Sportowe Fakty“ ka konfirmuar se sfida e planifikuar për në 27 mars do të zërë vend në “PGE Narodowy“. Pikërisht stadiumi që shërben si shtëpia e Kombëtares së Polonisë. Stadiumi është mbyllur që në muajin nëntor për shkak të një problemi të shfaqur në strehën e çeliktë, por duket se riparimi do të përfundojë në kohë për përballjen me Shqipërinë.

Ministri i Sportit ngriti pikëpyetje të mëdha me deklaratën e tij të pak ditëve më parë, teksa u shprehe se ishte i bindur se impianti nuk do të ishte gati për përballjen me kuqezinjtë. Ndërkohë në media u përfol se pala shqiptar ishte përgatitur për të luajtur ndeshjen pikërisht në Varshavë. “Sportowe Fakty“ mëson se Federata Polake e Futbollit ka dorëzuar në UEFA vendimin për të luajtur sfidën me Shqipërinë në “PGE Narodowy“ dhe tashmë është çështje ditësh për të ardhur edhe zyrtarizimi nga ana e organizimit më të lartë të futbollit në Europë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online