VIDEO/ Tirana zgjohet dhe shënon në minutën e fundit në Ballsh, barazimi shijon si fitore për kryeqytetasit

Bylis-Tirana 1-1 Eskerdinja 65’/ Damcevski autogol 90′

Tirana ka barazuar 1-1 në transfertë me Bylisin. Kjo pikë nuk mund të kënaqi bardheblutë duke parë luftën për titullin kampion dhe kalendarin e ngjeshur, por nga ana tjetër, për mënyrën sesi shkoi ndeshja, mund të shijojë si fitore.

Vendasit kishin raste të pastra për të shënuar në pjesën e parë. Në fillim e së dytës, Tirana mori lojën në kontroll. Por goli i Bylisit erdhi në momentin më të mirë të Tiranës. Eskerdinja do të realizonte me një predhë nga distanca në minutën e 65.

Kryeqytetasit e shtuan ndjeshëm presionin në minutat e fundit të takimit. Barazimi erdhi në minutën e 90 ku Hasani u gjend para portës kundërshtare dhe Damcevski ishte i pafat, ku devijimi i tij bëri që rezultati të barazohej në 1-1. Të gjithë me duart në kokë te Bylisi, që duket se dolën më të zhgënjyer sesa Tirana nga ky fund takimi. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online