Tirana-Kukësi 2-0 Najdovski 6′, 14′
Në aromën e titullit të shkuar dhe të një kampionati të ri ku pritet që këto dy ekipe të jenë pretendentet kryesore, Tirana është përballur me Kukësin në javën e parë të Superiores. Gjithçka ka shkuar sipas dëshirës dhe planeve të Egbos, atje ku bardheblutë triumfuan në shifrat 2-0.
Ndeshja është “vrarë” në 16 minutat e para, atje ku ishte dy herë Najdvoski që në lojën në ajër “fluturon” mbi kundërshtarët dhe dërgon topin në rrjetë. Pavarësisht një rritje të përformancës në krahasim me pjesën e parë, Kukësi nuk ia doli të barazojë, ndërsa në fushë kishte afrimet e bujshme të verës.
Trajneri Egbo e di më së miri vlerën e fitores së parë ndaj një kundërshtari si Kukësi, për të rritur më tepër vetbesimin e lojtarëve. Në këtë mënyrë është vazhduar edhe atje ku u la në sezonin e shkuar, me kampionët e Superiores që tregojnë forcën edhe në këtë sezon të ri, të ndihmuar padyshim edhe nga realizimet e shpejta të Najdovskit. /Sport Ekspres/
Tirana: Bekaj, Toli, Vangjeli, Hoxhallari, Vrapi, Najdovski, Giamfi, Danso, Muçi, Kobinah, Sasraku
Kukësi: Xhika, Lulaj, Horic, Hetemaj, Demiri, Limaj, Mateus, Taipi, Ibraimi, Gashi, Eze