Kategoria e Parë/ Dinamo e nis mbarë, Flamurtari ngec edhe në Kategorinë e Parë

Dita e sotme ka rikthyer sërish kampionatet shqiptare në fushë. Futbolli u luajt përtej Kategorisë Superiore, teksa edhe skuadrat e Kategorisë së Parë u ndeshën me njëra-tjetrën. Ekipet kanë luajtur përballjet e tyre të para për këtë sezon, ku nuk kanë munguar golat e shënuar. Plot 7 të tillë i ka rezervuar vetëm ndeshja midis Burrelit dhe Veleçikut, që përfundoi me shifrat 5-2.

Ndërkohë me këmbë të mbarë e ka nisur kampionatin edhe klubi i Dinamos, që ka mposhtur Erzenin në transfertë me rezultatin 0-2. Megjithatë dinamovitët i pret përpara një rrugë e gjatë për të përmbushur objektivin që i kanë vënë vetes për në fund të sezonit, të ngjiten në elitën e futbollit shqiptar.

Sa i përket grupit B, investimet te Egnatia kanë dhënë frytet e veta, teksa skuadra e drejtuar nga Magani fitoi 0-3 përballë Elbasanit. Suksesin e gjeti edhe Lushnja, ndërsa Flamurtari ka ngecur në takimin e parë në Kategorinë e Parë, duke u ndarë në një barazim pa gola me Turbinën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Kategoria e Parë, Grupi A

Besëlidhja-Vora 3-1 Gega 2’, 18’, Hoxha 65’/ Beshiraj 90′

Burreli-Veleçiku 5-2 Vecaj 2’, Dodaj 7’, Rraboshta 43’, Rexhepi 57′, Stana 76’/ Ujkaj 67′, 90’+2′ (p)

Korabi-Oriku 1-0 Skuka 88′

Erzeni-Dinamo 0-2 Silva 50′, Pontrelli 85′

Kategoria e Parë, Grupi B

Elbasani-Egnatia 0-3 Brahimaj 44’, Magani 82′, Krasniqi 87′

Lushnja-Besa 2-1 Hysa 41’ (p), Gjyla 75’/ Kuka 33’

Flamurtari-Turbina 0-0

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online