VIDEO/ Shihen si surpriza e kësaj Superiore, Kastrioti mund Partizanin në debutimin e Ilir Dajës

Ky ishte debutimi i Ilir Dajës në stolin e Partizanit teksa do të udhëtonte në transfertë për t’u ndeshur me Kastriotin. Në analizën e bërë dhe parashikimet e Kërnajës për “Sport Ekspres” është theksuar se Kastrioti do të jetë surpriza e bukur e kësaj Superiore.

Mbetet ende që të presim dhe gjithçka i lihet kohës, por në ndeshjen e parë ka ardhur edhe befasia e parë. Festa i është prishur Dajës në debutim teksa vendasit kanë fituar në shifrat 2-1. Fillimisht ishte Da Silva që shënoi në minutën e 20 pas një gabim fatal të Belicës në mesfushë, ndërsa Asani do të barazonte shifrat në minutën e 64 me penallti.

Shumë raste të shpërdoruara deri në atë moment nga ana e Partizanit dhe Kastrioti i ka ndëshkuar sërish miqtë në minutën e 86 me anë të Rezit falë një supergoli duke marrë tre pikë të vyera. /Sport Ekspres/

Ndeshja e parë për Ilir Dajën në drejtimin e Partizanit do të jetë kundër Kastriotit. Kjo e fundit parashikohet të jetë si surpriza e bukur e Superiores, por do të jenë përballjet e para që do të krijojnë një ide mbi mënyrën sesi do të shfaqet Kastrioti në Superiore.

Sa i përket zgjedhjeve të Ilir Dajës, nga minuta e parë i ka besuar Malës, Asanit dhe Bardhit. Të tre këta futbollistë shihen mjaft të rëndësishëm për këtë sezon të ri, pasi e kanë treguar edhe më parë suksesin e tyre. /Sport Ekspres/

Kastrioti: Hidi, Bojom, Husein, Çela, Prodani, Okebugu, Bardhi, Mehmeti, Moraes, Rezi, Devid

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Hyseni, Broja, Asani, Bardhi, Mala, Solomon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online