VIDEO/ Tirana thyen “mallkimin“ me Teutën, fitorja e thellë i dërgon bardheblutë me njërën këmbë në finalen e Kupës së Shqipërisë

Tirana ka mposhtur Teutën në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë kanë thyer “mallkimin” e tyre kundër Teutës, e cila në vitet e fundit ka qenë “macja e zezë“ e ekipit kryeqytetas, teksa shpesh herë i ka mposhtur në përballjet direkte. Por mbrëmjen e sotme fusha e lojës ka folur ndryshe. Tirana ka mposhtur pastër durrsakët me rezultatin 3-0.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 43-të, atëherë kur Florent Hasani e dërgoi topin në cepin e portës. Bardheblutë kanë shënuar edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë të lojës. Fillimisht ishte Bruno Lulaj ai që në minutë e 65 e ndal topin në rrjetë pas ekzekutimit të një goditjeje nga këndi, ndërsa pak minuta më vonë Lushkja e dërgon topin mes këmbëve të Qirkos dhe i dërgon shifrat në 3-0. Një fitore mjaft e rëndësishme kjo për Tiranën, e cila tashmë hedh njërën këmbë në finale të Kupës së Shqipërisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online