Tirana është bërë gati dhe po përgatitet për rinisjen e Superiores. Nëpërmjet një publikimi të fundit në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas tregon se është bërë dizinfektimi i ambienteve të stadiumit “Selman Stërmasi”, por njëkohësisht edhe të kompleksit “Skënder Halili”.
Pra në një farë mënyre duke rregulluar “shtëpinë e vjetër”, pasi bardheblutë i kishim parë në ndeshjet e fundit që të luanin vetëm në “Air Albania”. Tashmë kryesuesit aktual të Superiores, po garantojnë sigurinë për futbollistët që do të gjenden në stadiumin e tyre, duke ulur rrezikun e infektimit nga pandemia. /Sport Ekspres/