VIDEO/ Shikoni ambientet e brendshme të kompleksit të Partizani, shtëpia e re ka marrë formë

Partizani shumë shpejt do të ketë gati shtëpinë e tij të re. Prej kohësh kanë nisur nga puna për të ndërtuar kompleksin e ri që do të presë “demat e kuq”, të cilët do të kenë mundësinë të stërviten në qendrën e re stërvitore dhe të luajnë ndeshjet e tyrë në shtëpi në stadiumin e ri të tyre. Klubi kryeqytetas ka qenë gjithnjë i gatshëm për të ndarë me publikun ecurinë e punimeve përgjatë gjithë kohës.

Ndërkohë këtë herë ka folur edhe vetë presidenti i Partizanit, Gaz Demi, i cili në një reportazh të zhvilluar nga “RTSH Sport” ka folur mbi kompleksin e ri që do të vihet në dispozicion të klubit historic shqiptar, që në të ardhmen do të hapë dyert edhe për tifozët,, të cilët do të festojnë aty gëzimet dhe emocionet për sukseset e ekipit të zemrës. Kamerat e “RTSH Sport” kanë hyrë edhe në ambientet e brendshme të këtij impianti, duke zbuluar pamjet më të fundit të shtëpisë së re të Partizanit.

Në këtë kompleks modern do të ketë vend edhe për një minimuze të klubit, ashtu si ndodh me skuadrat më të mëdha dhe të suksesshme të botës. Në brendësi do të jenë të pranishme dhomat e masazhit për lojtarët, ndësa do të ketë edhe pishina për rekuperimin e futbollistëve. Gjithashtu vëmendje do i kushtohet edhe akademisë së skuadrës si dhe do të ndërtohet një hotel që do jetë në shërbim të familjes Partizani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online