VIDEO/ Tirana nuk e mposht dot Vllazninë dhe Mazrekaj gjunjëzon Partizanin, çmenduria ishte në Korçë

Gjatë ditës së sotme janë dhuruar shumë gola dhe emocione në javën e 12 të Superiores. Kryendeshja ishte klasikja mes Tiranës dhe Vllaznisë që u nda në shifrat 1-1. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh me anë të Muçit që shënoi në minutën e 13 duke kaluar edhe portierin e shkodranëve. Sulmet e shumta të Vllaznisë nuk kanë pasur finalizimin e duhur duke u evituar edhe nga ana e Bekajt.

Dalja me të kuq e Torrasës në minutën e 73 bëri që ekipi i Brdariç të rriste inkursionin sulmues dhe Imeri barazoi me kokë. Një barazim që ka shijen e fitores pasi jo vetëm që Vllaznia del e pamposhtur, por nga ana tjetër Partizani i vendit të dytë ka humbur në shifrat 3-2. Golin e Carës dhe Hysenit e zhvlerëson Harmon dhe dopieta e Mazrekajt. Një “ish” që ka gjunjëzuar të kuqtë me dy goditje fantastike nga distanca.

Ndërkohë çmenduria e vërtetë ndodhi në Korçë. Teksa shifrat ishin 3-1, Bylisi arriti që në minutën e 57 dhe të 58 të realizonte dy gola për të barazuar gjithçka. Vetëm një minutë më vonë Pusi do të kishte mundësinë që të kthente sërish avantazhin te vendasit, por ka gabuar. Gjithsesi tre pikët me shumë vlerë i ka dhuruar Berisha në minutën e 76. Dramë kishte edhe në fitoren e Apolonisë ndaj Kastriotit teksa heroi Gjata realizoi dopietë dhe goli në minutat e fundit i dha tre pikët e arta vendasve. /Sport Ekspres/

Tirana-Vllaznia 1-1 Muçi 13′, Imeri 79′

Laçi-Partizani 3-2 Harmon 8′, Mazrekaj 50′, 69′ / Cara 11′, Hyseni 93′

Skënderbeu-Bylis 4-3 Mensah 23′, Qaqi 37′, Taipi 47′. Pusi 59′ (humb penallti), Berisha 76’/ Murataj 29′, Carkan 56′, Beji 57′

Apolonia-Kastrioti 2-1 Gjata 11′, 89’/ Devid 9′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online