VIDEO/ “Tirana na mundi 4 herë, tani e kemi në finale”! Lojtarët e Egnatias i bëjnë dush të ftohtë, Tetova: Hyra në historinë e kësaj skuadre

Egnatia arriti të fitonte kundër Vllaznisë në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë, për të arritur në fazën finale. Pas barazimit të ndeshjes së parë, ekipi i Tetovës fitoi në shifrat 1-0 me golin e Xhekson në minutën e fundit.

Shkodranët e gjetën avantazhin në pjesën e parë me super golin e Mehdi Cobës që kaloi këdo i doli përpara në krahë. Por për shkak të ndërhyrjes së Liridon Latifit në rrezen e portierit, arbitri e anuloi golin.

Kur gjithçka pritej të shkonte në shtesë, në minutën e 90, Xhekson lëshoi predhën që u ndal në rrjetë. Te Egnatia nisi festa e madhe dhe legjitime pasi kanë shkruar historinë duke arritur në finalen e Kupës së Shqipërisë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Tetova: “Jam shumë i kënaqur tani pasi jam pjesë e historisë së Egnatias. Preferenca për finalen? Shpresoj ta kem në finale pasi na ka mundur katër herë. Tirana duket se do të jetë në finale. I thashë djemëve që të rrinin në pozicionet e tyre në pjesën e dytë pasi do të vinte momenti ynë. Me bekimin e presidentit kemi ndërtuar këtë grup lojtarësh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *