VIDEO/ Tirana krenon Superioren, mund Dinamo Tbilisin dhe kundër Zvezdës në “Champions League”

Dinamo Tbilis-Tirana 0-2 Torasa 45′, Ismajlgeci 86′

Nga Klaudio Ndreca

Kampionët e Shqipërisë nuk kanë zhgënjyer në turin e parë të Champions League, duke i përmbushur të gjitha pritshmëritë. Pavarësisht se Dinamo Tbilisi konsiderohej si favorit në këtë përballje, Tirana ka arritur ta mund në shifrat 0-2 në transfertë.

Një lojë e zgjuar dhe cinike, ashtu siç në fakt Egbo ka bërë edhe në Superiore, teksa bardheblutë nuk hidhen kurrë në aventurë dhe presin momentin e tyre. Kjo është filozofia e trajnerit të Tiranës që nuk ka zhgënjyer as në Europë.

Pas disa momenteve të mira të ekipit gjeorgjian, Torasa përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Tbilisit në minutën e fundit duke kaluar topin në rrjetë. Në pjesën e dytë bardheblutë kanë treguar edhe njëherë vëmendje të madhe në mbrojtje, duke mos gabuar thuajse për asnjë minutë të vetme. Në rastet sulmuese nuk mund të gabohet dhe pas një gjuajtje të bukur nga Muçi dhe pasigurie të portierit kundërshtar, ishte Ismajgeci që i dha qetësinë e kualifikimit. Kështu Tirana krenon Superioren dhe shkon në turin e dytë të “Champions League” atje ku e pret Crevena Zvezda. /Sport Ekspres/

Tirana do të ndeshet në turin e parë të “Champions League” kundër kampionëve të Gjeorgjisë, Dinamo Tbilis. Pritshmëritë janë të mëdha për ekipin e Egbosë duke parë mënyrën sesi arriti të fitojë kampionatin shqiptar, ndërsa edhe kundërshtari i përzgjedhur nga shorti ishte më i lehti i mundshëm.

Megjithatë në këtë përballje nuk do të jetë aspak e lehtë dhe Tbilis është paksa më i favorizuar. Jo vetëm për faktin se luhet në fushë kundërshtare, por edhe se në Gjeorgji vazhdon të luhet kampionati, ndryshe nga Superiorja. Shpresat e bardhebluve varen nga talenti Ernest Muçi që e nis nga minuta e parë këtë takim. Kjo është prova e vërtetë e Europës që nis nga “Champions League” dhe ky është momenti i Tiranës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *