VIDEO/ Tirana kalon Partizanin në renditje, Flamurtari dorëzohet pas penalltisë së kontestuar

Tirana ka arritur të fitojë në shifrat 2-0 ndaj Flamurtarit, për të marrë tre pikët e radhës në kampionatin shqiptar. Pas triumfit në derbi, bardheblutë kanë arritur të lënë pas vetes Partizanin edhe në renditjen e Superiores me golavarazh, pasi të dyja kanë nga 25 pikë.

Ndërkohë goli që vendosi rrjedhën e takimit ishte penalltia e shndërruar në gol nga Batha. Flasim për minutën e 64 të takimit, pikërisht deri në atë moment ku takimi ishte në shifrat 0-0. Gjyqtari i takimit ka dhënë një penallti të kontestuar nga Flamurtari, pasi këta të fundit e kanë parë kontaktin jashtë zonës. Megjithatë edhe nga televizioni që transmetonte takimin nuk ka pasur pamje të përsëritura për të parë më mirë rastin në fjalë. Më pas do të ishte edhe një aksion fantastik i finalizuar nga Torasa, që mbylli përfundimisht historinë e takimit. /Sport Ekspres/

 

 

Tirana: Lika, Hoxhallari, Vangjeli, Muça, Doka, Batha, Karabeci Halili, Torasa, Cale, Muci

Flamurtari: Moçka, Deliaj, Gocaj, Hoxhaj, Muçollari, Pjeshka, Vatnikaj, Zeqaj,Sukaj, Ribaj, Rrapaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online