Çmendet Jurgen Klopp, e aktivizon mesfushorin në vendin e Van Dijk

Liverpool do të luajë ditën e sotme ndeshjen kundër Monterrey, të vlefshme për Kupën e Botës për klube. Kjo është përballja e dytë brenda 24 orëve për skuadrën angleze, që hyri në histori për këtë arsye. PorJurgen Klopp duket se është “çmendur” këtë herë, teksa ka vendosur që ta aktivizojë kapitenin e të kuqve në qendër të mbrojtjes.

Kështu Jordan Henderson do të luajë sot në vendin e një prej mbrojtësave më të mirë të botës, Virgil Van Dijkut. Holandezi nuk do të jetë nën urdhërat e Klopp ditën e sotme dhe kjo ka sjellë që trajneri gjerman të rrezikojë shumë dhe të vendosë Henderson në qendër të prapavijës, megjithëse lojtari nuk ka luajtur më parë në një pozicion të tillë. Ndërkohë, titullar nga minuta e parë në këtë takim do të jetë edhe futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, që më në fund do të ketë hapësirën e tij me klubin anglez./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online