VIDEO/ Tirana humb rrugën e titullit dhe Seferin ndaj Skënderbeut, Kukësi shfryn me Kastriotin

Tirana është ndalur vetëm në barazimin pa gola kundër Skënderbeut. Një rezultat ky që nuk ishte i dëshiruar nga asnjë prej ekipeve, të cilat i prishin punën njëra-tjetrës. Nga njëri krah është Tirana që humbet disi rrugën e titullit, ndërsa në tjetrin janë korçarët që nuk mund t’i afrohen edhe më shumë Bylisit.

Në pjesën e parë korçarët arritën që të realizonin, por goli i Berishës do të anulohej për pozicionin jashtë loje. Në të dytën kishte një rritje të ritmit nga ana e bardhebluve, por pa arritur që të shënonin. Gjithashtu mes dhimbjeve të ndiera ka dalë nga fusha e lojës edhe Taulant Seferi, duke ngritur shqetësim të madh nga kampi bardheblu. Nga krahu tjetër Kukësi ka shfryrë ndaj Kastriotit duke u kthye me fitoren 0-3 falë dopietës së Eze dhe golit të Lulaj. /Sport Ekspres/

Skënderbeu-Tirana 0-0

Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Vitija, Bajrami, Sadriu, Zguro, Taipi, Zhan Viktor, Mara, Berisha, Mensah

Trajner: Migen Memelli

Tirana: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Halili, Torasa, Seferi

Trajner: Orges Shehi

Kastrioti-Kukësi 0-3 Eze 50′ Lulaj 72′

, Lu

Kastrioti: Hidi, Neziri, Shkalla, Çela, Rami, Moraes, Mehmeti, Nuriu, Bardhi, Prodani, Rezi

Trajner: Ramazan Ndreu

Kukësi: Tafa, Baravikas, Bytyçi, Kurdiç, Demiri, Lulaj, Tsintsadze, Taipi, Ibraimi, Gashi, Eze

Trajner: Mirel Josa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online