VIDEO/ Tirana hap shampanjën me Flamurtarin për titullin e Superiores, çfarë paradoksi pret nga Vllaznia

Tirana-Flamurtari 2-0 Ernest Muçi p’ 21, Ismajlgeci 65′

Tirana mposhti Flamurtarin me shifrat 2-0 dhe ndodhet një hap larg titullit kampion. Kryeqytetasve u mjafton vetëm një fitore në dy javët e ardhshme për të siguruar matematikisht fitimin e trofeut. Megjithatë një disfatë e Kukësit në ndeshjen e nesërme ndaj Vllaznisë së Shkodrës, do të vuloste dhe zyrtarizmin e Tiranës si kampione e Shqipërisë.

Vllaznia ndodhet në vendin e 7-të në kampionat, por lufta për mbijetesë vazhdon të mbetet e hapur, pasi kundërshtari kryesor, Bylisi do të përballet në sfidën e vështirë me Laçin i cili synon të kualifikohet në Evropë. E vetmja mënyrë për shkodranët për të luftuar deri në fundin e kampionit është të synojnë vetëm tre pikët përballë Kuksianëve. Interesant është fakti që në vitin 2017 ishte Vllaznia që i dha goditjen e fundit Tiranës për rrëzimin e saj në Kategorinë e Parë dhe pikërisht mund të jetë ky ekip që do të nisë festën në shtëpinë bardheblu. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Tirana pret ekipin e Flamurtarit në “Selman Stërmasi“ për të luajtur ndeshjen e javës së 34-t të Superiores. Rruga për te titulli kampion kalon fillimisht nga vlonjatët dhe këtë gjë e di mirë Egbo, që kërkoi vlerësim maksimal të ndeshjes së sotme. Megjithëse të rënë nga kategoria dhe pa asnjë objektiv në këto javë të mbetura, Flamurtari ka treguar se mund të hapë telashe në çdo moment ndaj çdo kundërshtari.

Trajnerët kanë bërë zgjedhjet e tyre për 11-shen që do të zbresë në fushë. Te Tirana vijnë me mungesa, teksa titullari i përhershëm, Idriz Batha, nuk do të jetë nga minuta e parë për shkak se ka shfaqur probleme. Vendin e tij në mesfushë e ka zënë Lancinet Sidibe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Tirana: Lika, Hoxhallari, Ismajlgeci, Vangjeli, Doka, Çelhaka, Sidibe, Kobinah, Halili, Muçi, Ngo

Flamurtari: Bushi, Gocaj, Qarri, Pjeshka, Vrapi, Ramos, Muçollari, Nebihu, Haruni, Hoxhaj, Ribaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online