Tirana ka marrë sot fitoren e parë për këtë sezon. Bardheblutë kanë mposhtur me rezultatin 0-2 Egnatian. Sherif Kallaku festoi sot golin e tij të parë me kampionët në fuqi të “Abissnet Superiore”-s, teksa tundi rrjetën në minutën e 14 të takimit. Ndeshja do të ndërpritej për afërsisht 5 minuta gjatë pjesës së parë për shkak të dëmtimit të Qefalisë.
Ky i fundit pëson një dëmtim në kokë në minutën e 37 dhe detyrohet të largohet me ambulancë drejt spitalit. Por skuadra e Shehit gjen forcën të vazhdojë përpara edhe pas këtij incidenti që tronditi jo pak futbollistët bardheblu. Hasani dyfishon rezultatin në minutën e 54-t dhe dedikimi i golit shkon vetëm për Qefalinë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
37′ Ndeshja u ndërpre për më shumë se 5 minuta. Qefalia u dëmtua në kokë dhe ambulanca erdhi menjëherë. Lojtari u transportua në spital, ndërsa lojtarët e Tiranës janë tronditur nga ky episod.
Egnatia: Sherri, Ojediran, Mihana, Camaj, Jackson, Da Silva, Malota, Zejnullai, Musta, Atanda, Fangaj
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Aleksi, Kallaku, Hasani, Ismajlgeci, Përgjoni, Xhixha, Qefalija, Zhivanaj