VIDEO/ Tirana arrin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, Kukësi “tregohet i frikshëm” dhe për pak tronditi Teutën për kualifikimin

Tirana ka barazuar me shifrat 2-2 ndaj Kastriotit në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, por bardheblutë kanë kaluar më tej në gjysmëfinale në saj të fitores së parë. Ekipi i Shehit do të fitonte me shifrat 1-4 në transfertë me Kastriotin dhe sot iu la më shumë hapësirë futbollistëve të rinj. Tirana shënoi me Hasanin nga penalltia dhe Najdovski në pjesën e parë.

Të gjithë menduan se kryeqytetasit do të fitonin thellë, veçanërisht pas daljes me karton të kuq të lojtarit të Kastriotit, Arapit, në minutën e 43. Megjithatë krutanët barazuan me autogolin e Isenit dhe Ajazit në pjesën e dytë.

Nga krahu tjetër Teuta u kualifikua mes emocioneve në gjysmëfinale. Ndeshja e parë kundër Kukësit përfundoi 2-0, ndërsa durrsakët e nisën në transfertë me avantazhin e Grudës. Verilindorët përmbysën gjithçka me golat e Rashitit dhe Gjelbrim Taipit nga penalltia, megjithëse Shqiprim Taipi ishte ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 70. Por fitorja e parë e Teutës e zhvlerësoi përmbysjen 2-1 të Kukësit në takimin e sotëm. /Sport Ekspres/

Kukësi-Teuta 2-1 

Kukësi (4-2-3-1): Tafas; Dragoshi, Bytyçi, Ebert, Ndreca; Sh. Taipi, Abdou; Basha, Gj. Taipi, Johnson, Rashiti. Trajner: Rr. Hallaçi

Teuta (5-3-2): Qirko; Marku, Jazxhi, Kotobelli, Kouros, Gjinollari; E.Vila, Beqja, Kallaku; Gruda, L.Vila. Trajner: E. Martini

Tirana-Kastrioti 2-2

Tirana (4-3-3): Lika; Tosevski, Behiratche, Najdovski, Iseni; Qefalija, Hila, Tola, Hasani, Berisha, Gjumsi. Trajner: O. Shehi

Kastrioti (4-4-2): Mala; Grimci, Bejzade, A.Selmani, Sulka; Arapi, Ajazi, Çela, Camara; Reginaldo, S. Selmani. Trajner: E. Çela

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online