“Na e lejoi rezultati, futëm disa lojtarë të akademisë”! Orges Shehi tregon Kristal Abazajn: Do të jetë në gjendje të mirë pas…Kombëtares

Tirana ka barazuar me shifrat 2-2 ndaj Kastriotit në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, por bardheblutë kanë kaluar më tej në gjysmëfinale në saj të fitores së parë. Ekipi i Shehit do të fitonte me shifrat 1-4 në transfertë me Kastriotin dhe sot iu la më shumë hapësirë futbollistëve të rinj. Tirana shënoi me Hasanin nga penalltia dhe Najdovski në pjesën e parë.

Të gjithë menduan se kryeqytetasit do të fitonin thellë, veçanërisht pas daljes me karton të kuq të lojtarit të Kastriotit, Arapit, në minutën e 43. Megjithatë krutanët barazuan me autogolin e Isenit dhe Ajazit në pjesën e dytë.

Nga krahu tjetër Teuta u kualifikua mes emocioneve në gjysmëfinale. Ndeshja e parë kundër Kukësit përfundoi 2-0, ndërsa durrsakët e nisën në transfertë me avantazhin e Grudës. Verilindorët përmbysën gjithçka me golat e Rashitit dhe Gjelbrim Taipit nga penalltia, megjithëse Shqiprim Taipi ishte ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 70. Por fitorja e parë e Teutës e zhvlerësoi përmbysjen 2-1 të Kukësit në takimin e sotëm. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Orges Shehi: “Aktivizuam disa lojtarë të rinj sot për shkak të rezultatit të parë. Pastaj kur shkuam 2-0, futëm disa lojtarë të tjerë të akademisë. Jam i kënaqur me Isenin, ka shumë cilësi, po bën mirë nga e majta. Ai nuk është mërzitet kurrë, as kur luan dhe as kur nuk luan. Përgjoni dhe Aleksi kanë pasur probleme fizike. Tani gjendja e tyre është më e mirë dhe shpresoj të jenë të gatshëm për kampionat. Abazaj vjen pas dëmtimit gjithashtu, duhet të marrë minutat për t’u kthyer në formën e tij më të mirë. Shpresoj se pas pauzës së Kombëtareve, Kristali mund të jetë në gjendje më të mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online