VIDEO/ Tiki-taka bardheblu me 17 pasime, Tirana e nis ditën me kryeveprën e Kalesë

Tirana arriti të mposhte me goleadë Besëlidhjen në mesjavë, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme këtë sezon. Shifrat do të mbylleshin në 5-1, ndërsa bardheblutë janë me një këmbë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Por ajo që bërëi përshtypje ishte edhe goli i dytë i ndeshjes i shënuar nga ana e Kale.

Një aksion model si rrallë herë në Superiore, me kombinime ndërmjet lostarëve në stilin Barcelona. “Tiki-taka” e sjellë nga Tirana u konkretizua me gol pas plot 17 pasimeve ndërmjet lojtarëve bardheblu. Klubi kryeqytetas ka vendosur ta nisë ditën e sotme pikërsisht me këtë realizim, duke u kujtuar të gjithëve atë që ata vetë e quajnë kryevepër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *