I vetmi zë kritik që ngrihet te Partizani, Dosti: Më këta që kemi…

Edmond Dosti vazhdon të mbetet i vetmi zë kritik që ngrihet te Partizani. Kur ekipi nuk shkon mirë, legjenda e të kuqëve nuk e njeh konfliktin e interesit për ta parë ngjyrën e zezë si të bardhë. Nëpërmjet një reagimi të fundit, Dosti bën thirrje sërish që ekipi t’i besohet një trajneri shqiptar, ndërsa duhen ndërruar edhe lojtarët.

Reagimi i plotë

Partizani është i vonuar në çdo aspekt. Për mua klubi po bën gabimet e së shkuarës, pasi me kaq pak kohe që kanë në dispozicion,shpresa per pjesëmarrje në Ligën e Europës do të ishte vetëm sa për adet dhe për të marrë shumën që të jep UEFA për përfaqësimin.

Them kështu, pasi deri më sot që flasim, Partizani nuk ka asnjë plan të zbardhur për të ndjekur, ndonëse dihet që per dy muaj fillon kampionati i ri 2020/2021. Klubi është i vonuar edhe këtë vit, pasi mangësitë mbeten në çdo hallkë.Per mua janë pa trajner, pa ide të qarta, pa merkato, si dhe rrinë e presin edhe për rinovimet me lojtaret.

Nuk kanë pse lusin asnjë, pasi fanella e Partizanit duhet ndier dhe për këtë kam qenë gjithnjë për afrimin e trajnerëve shqiptar të rinj me ide dhe ndjeshmëri për legjendën e futbollit shqiptar. Klubi insiston për trajner të huaj, por praktika ka treguar se ata nuk janë të vlefshëm, gjersa ambienti nuk e ka kulturën e tyre të punës ose ata që vijnë nuk kanë nivelin e ndonjë vendësi me energji dhe pasion për të ngritur Partizanin. Pastaj duhen afruar edhe disa lojtarë të spikatur në çdo repart, pasi me grupin që kemi nuk dalim kurrë kampion” me Respekt Mokja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online