Tifozët serbë kanë përjetuar momente tensioni në dy ndeshjet e muajit tetor në kualifikueset e Kampionatit Europian. Së fundmi ka pasur përplasje mes tifozëve malazezë, ndërsa pak ditë më parë Hungaria nuk i kurseu thumbimet për Serbinë në ndeshjen e luajtur në shtëpi.
Në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku shihet një tifoz hungarez që i tregon serbëve të pranishëm në stadium një shall ku shkruhet: “Kosova”. Por menjëherë ka ndërhyrë sigurimi i stadiumit dhe ka ushtruar forcë mbi të. Por për t’u përshëndetur ka qenë reagimi i tifozëve të tjerë të pranishëm, të cilët i kanë kërkuar forcave të sigurisë ta lënë të lirë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
14.10.2023, Hungary?? – Serbia??, Two security guards acted harshly against a Hungarian supporter for showing a Kosovo flag towards the Serbs. The other Hungarian fans judged the performance to be strong, so a couple of them intervened https://t.co/Fjy3xrlEmQ pic.twitter.com/MazUO0xApW
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) October 17, 2023