Ndodh edhe kështu/ Besojeni ose jo, Irlandës i nevojitet humbja për t’u kualifikuar në Euro 2024

“Do të japim maksimumin për të marrë tre pikët”, një frazë e thënë dhe e stërthënë nga trajnerët e lojtarët përpara çdo ndeshjeje, por që si rrallë herë nuk ka vlerë për Kombëtaren e Irlandës. Madje, e kundërta nevojitet për këta të fundit.

Besojeni ose jo, por Irlandës i duhet humbja në ndeshjen kundër Holandës. Arsyeja? Në këtë mënyrë mbeten gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në Euro 2024. Irlanda gjendet në vendin e 4-t në grupin B dhe ka matematikisht nuk ka asnjë mundësi për të prerë biletën përmes 2 vendeve të para të grupit.

Ndeshja e radhës e tyre është me Holandën dhe pikërisht këtu qendron çelësi që mund të hapë derën e kualifikimit. Një humbje e irlandezëve do t’i jepte mundësinë Holandës të siguronte praninë e saj në Kampionatin Europian. Në këtë mënyrë, Holanda, do të linte bosh vendin e saj në “play off”-in e Ligës së Kombeve. Një vend të cilin mund ta zërë pikërisht Irlanda, si një fituese e grupit të saj në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Një skenar i pazakontë, që pritet të sjellë një nga ndeshjet më të çuditshme në historinë e futbollit. Rezultati i ndeshjes mes Irlandës dhe Holandës tashmë dihet pa qenë nevoja të luhet takimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online