VIDEO/ Tifozët thërrashin emrin e Mess-it, Ronaldo i bën me shenjë të qepin gojën dhe feston përpara fytyrës së tyre

Al Nassr-I ka siguruar sot kualifikimin në Kupën e Mbretit përballë Al-Ettifaq-it. Verdheblutë kanë fituar me shifrat e ngushta 1-0 falë golit të shënuar nga Sadio Mane në minutën e 107 të takimit. Tifozët e ekipit kundërshtarë u përpoqën t’i krijonin një mbrëmje të pakëndshme Cristiano Ronaldos. Gjatë ndeshjes, tifozeria e Al Ettifaq-it ka thirrur në kor “Messi, Messi”, i cili mbrëmjen e djeshme fitoi për të tetën herë Topin e Artë.

Sigurisht që Ronaldo nuk pajtohej me këtë veprim, duke i bërë me shenjë që të qepin gojën. Në momentin e golit, portugezi së bashku me Manenë shkon të festojë përpara fytyrës së tyre. Në fund festa i ka takuar pikërisht Ronaldos, i cili ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Kupës së Mbretit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online