Ndeshja midis Clermont-it dhe Strasbourgut nuk është luajtur në orarin e paracaktuar për ditën e sotme. Stadiumi ishte i mbushur me tifozët, por këta të fundit nuk mund të shihin askend tjetër përveç atyre që kishin pranë. Lojtarët ishin të padukshëm në fushën e lojës, teksa mjegulla kishte pushtuar stadiumin.
Skuadrat kanë zbritur për të zhvilluar nxehjen si zakonisht por e kanë parë të pamundur që të zhvillonin ndeshjen në kushte të tilla. Lojtarët e të dyja kampeve së bashku me arbitrin kanë pritur deri në orën 21:00, kur duhet të niste takimit, me shpresën se mjegulla do të venitej, por diçka e tillë nuk ndodhi. Për këtë arsye u vendos që sfida e javës së 19 për Ligue 1 të Francës të shtyhej për një datë tjetër, e cila pritet të mësohet në ditët në vijim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
PTDDDR CLERMONT ANNULÉ pic.twitter.com/fnnPfHXDmF
— ???? (@___Lvis) December 22, 2021