VIDEO/ Tifozët katalanas “skuqin” qiellin, por ngatërrojnë autobusin dhe gjuajnë me sende atë të Barcelonës

Barcelona është pranë mbërritjes në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, çka po pritet me mjaft entuziasëm nga tifozët. Tifozeria katalanase ka krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme ditën e sotme, teksa të shumë të numër po mbështesin edhe jashtë stadiumit ekipin e tyre të zemrës.

Koret në përkrahje të Barçës nuk kanë munguar, ndërsa flakadanët e ndezur prej tyre kanë skuqur qiellin. Por jo gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Të dehur nga entuziasmi, tifozët kanë ngatërruar autobusin e PSG-së me atë të Barcelonës, duke goditur kështu me sende autobusin e ekipit të tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/