VIDEO/ Tifozët kanë thënë fjalën e tyre, asisti spektakolar i Muçit zgjidhet si më i miri i vitit 2021

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Në ndryshim nga Legia, në aspektin personal ky sezon paraqitet pozitiv për Ernest Muçin. Sulmuesi shqiptar ka arritur të jetë protagonist në fushën e lojës, ku nuk kanë munguar golat dhe asistet prej këmbëve të tij. Legia e Varshavës ftoi tifozët disa ditë përpara mbylljes së 2021-shit të votonin për më të mirët e vitit.

Në kategorinë e asistit më të mirë për vitin që lamë pas fitues është pikërisht Ernest Muçi. Tifozët e mbajnë mend mirë atë vrapim të jashtëzakonshëm në stilin e Bejlit kundër Spartakut të Moskës, duke dhënë kështu edhe asistin në golin e fitores. Legia ka shpallur rezultatet e votimeve në faqen e vetë zyrtare, ku shihet se talenti shqiptar ka marrë më tepër vota në kategorinë e asistit të vitit 2021./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *