Transferimi thuajse i kryer, fjalët e trajnerit duhet të motivojnë Cikalleshin: Ekuban është një nga të preferuarit e mi, duam një sulmues

Kaleb Ekuban ka zhgënjyer në radhët e Xhenoas dhe këtë muaj pritet rikthimi i tij në Turqi. Presidenti i Koniasporit konfirmoi pak ditë më parë se kanë arritur 70% të punës për transferimin e tij. Ish-sulmuesi i Partizanit pëlqehet së tepërmi nga trajneri i skuadrës turke, i cili në një intervistë për “Hurriyet” shprehet se Ekubani është një nga lojtarët e tij të preferuar. Fjalë këto që duhet të motivojnë edhe më tepër Sokol Cikalleshin, i cili tashmë do të ketë konkurencë të madhe në sulm dhe duhet të tregojë vlerat në fushë ashtu siç bëri në fillim të sezonit ku shpërtheu me golat e tij.

“Ekuban është një nga lojtarët e mi të preferuar. Kur folëm me menaxhmentin tonë, thashë se mund ta përdorim atë në çdo pjesë të sulmit. Ne kemi 3 anësorë, normalisht idealja është 4. Një lojtar skuadre që i përshtatet sistemit tonë të lojës dhe nuk ndërhyn në mbrojtjen e ekipit. Do të isha shumë i lumtur nëse do të realizohej transferimi, por nuk është një transferim i lehtë. Ka emra të tjerë dhe ne duam të marrim 1 lojtar në atë pozicion. Ekuban ka pasur eksperiencën e të luajturit në pozitat e para në Trabzonspor në Superligë, nëse vjen, do të na mbështesë”, ka thënë ndër të tjera Ilhan Palut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online