Ndeshja mes Atletico Madrid dhe Real Madrid nuk ka dalë aspak jashtë pritshmërive sa i përket dyluftimit dhe dëshirës për të dalë me pikë nga kjo përballje. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-0, me vetëm një karton të verdhë të marrë nga Modric në minutën e 40.
Megjithatë kjo “paqe e madhe” ishte thjeshtë një iluzion, pasi në pjesën e dytë ndodhi pikërisht ajo që pritej. Militao shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 64 dhe më pas gjakrat u ndezën. Tifozët e Atletio Madrid kishin disa pakënaqësi me portierin e Realit, Kortua. Më pas tifozët vendas nisën të hidhnin sende në fushë, duke detyruar arbitrin që të ndërpres ndeshjen.
Disa objekte fluturuan drejt Kortua, mes së cilës edhe një qese. Sipas asaj që raportohet në “Tëitter” thuhet se brenda saj kishte jashtëqitje. Në fakt, gjithçka nisi nga Kortua që pas golit të Real Madrid nuk ngurroi të provokojë tifozët e Atletico Madrid. Ajo që e bën të turpshme të gjithë situatën është fakti që Kortua ka luajtur te Atletiko dhe ka marrë një hov jo pak të madh në karrierën e tij duke mbrojtur stemën e këtij klubi.
Në stadium u tha një paralajmërim se kjo do të ishte hera e fundit që ekipet do të ridilnin në fushë dhe nëse do të kishte sërish hedhje të objekteve, ndeshja do të shtyhej përfundimisht. Por më pas nuk kishte vend për tension te Atletico, por për festë. Në minutën e 96, Correa do të kalonte bukur Kortuan dhe do të shënonte golin e barazimit. Vetëm tre minuta më vonë, Marcos LLorente u ndëshkua me karton të kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/