VIDEO/ Tifozët “fiksohen” pas vrapimit të tij, mbyllet pas 56 minutash paraqitja e Ernest Muçit

Ernest Muçi nuk ka arritur që të lërë gjurmë me Legian në ndeshjen e tij të parë si titullar me këtë ekip. Talentit shqiptar iu dha mundësia për të treguar aftësitë e tij ndaj Ëislas, pasi Legia u shpall kampione e Polonisë. Megjithatë paraqitja e Muçit nuk ishte shumë pozitive. Gabime në disa pasime dhe mundësi e mirë u shpërdorua në pjesën e parë pasi topi mbeti në zonën e kundërshtarit, por lojtari shqiptar nuk arriti dot që të mbante ekuilibrin për të goditur.

Qartësisht e dukshme se Muçi kërkon më tepër minuta aktivizimi në këmbë dhe ishte larg formës së tij më të mirë. Trajneri e largoi nga fusha e lojës në minutën e 56, ndërsa tifozët në rrjetet sociale e kritikojnë më së tepërmi për “vrapimin e lehtë”, duke kërkuar më shumë dëshirë dhe energji në fushë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *