Sokol Cikalleshi është në huazim te Al Khaleej në Arabinë Saudite pas aventurës së fundit te Konyaspori. 32-vjeçari nuk po arrin që të gjejë formën më të mirë të mundshme sa i përket golave të shënuara, por duket se edhe fati është kundër tij.
Në ndeshjen e fundit Al Kahleej do të humbiste me shifrat 1-0 ndaj Al Ettifaq. Sokol Cikalleshi ka postuar një video në profilin e tij duke treguar se ka goditur dy herë traversën: “Si njëherë e një kohë”, shkruan sulmuesi në rrjetet sociale, duke kujtuar periudhën e tij te Kombëtarja Shqiptare para disa vitesh, ku çdo tentativë e tij do të ndalej në traversë. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram