VIDEO/ Tifozët e PSG zgjuan nga gjumi lojtarët e Barcelonës, hodhën fishekzjarrë në orën 4 të mëngjesit

PSG dhe Barcelona do të përballen sot në mbrëmje në çerekfinalen e Champions League. Para këtij takimi, edhe tifozët e PSG janë kujdesur për të prishur disi qetësinë e futbollistëve katalanas.

Rreth orës 4 të mesnatës, një grup i tifozëve të PSG ka shkuar jashtë hotelit ku qëndronte ekipi i Barcelonës. Ata kanë hedhur fishekzjarrë dhe më pas ishte ardhja e policisë që do të shpërndante turmën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/