Ka nisur të luhet sfida e parë e 1/8-ve të Kampionatit Europian mes Uellsit dhe Danimarkës. Tifozët danezë kanë “pushtuar“ Amsterdamin dhe kanë ndezur atmosferën në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit holandez duke kënduar e duke u argëtuar përpara ndeshjes së Kombëtares së tyre.
Ndërkohë kjo përballje mes Uellsit dhe Danimarkës ka nisur më një dhuratë nga ana e britanikëve. Bale ka i ka dorëzuar kapitenit të nordikëve një fanellë të madhe të Kombëtares uellsiane që pas shpine mban numrin 10 dhe mbiemrin Eriksen. Fanella gjithashtu është e firmosur nga e gjithë skuadra e Uellsit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Denmark?? fans in Amsterdam ahead of their game against Wales??????? today #Euro2020 pic.twitter.com/IM2U3AVrlH
— ?????? ????? ???????? (@thecasualultra) June 26, 2021