Teuta është shpallur si kampione e Superiores për sezonin 2020-2021 në kampionatin më garues të viteve të fundit. Durrsakët fituan në shifrat 6-1 kundër Apolonisë për të zhvlerësuar fitoren e Vllaznisë kundër Laçit në shifrat 2-0.
Disa prej tifozëve kanë përdorur edhe flakadanë për t’i dhënë më tepër spektakël festës së Teutës. Më poshtë mund të ndiqni edhe momentet gjatë ceremonisë së dhënies të titullit kampion nga presidenti i FSHF, Armand Duka. /Sport Ekspres/