Në Europë kemi Champions League, ajka e futbollit, trofeu që vlen thuajse sa Kupa e Botës, por në Amerikë kanë tifozeri të jashtëzakonshme, në çdo drejtim.
Të mërkurën në mbrëmje në Meksikë u luajt finalja e kthimit për Champions League të zonës CONCACAF (Amerika e Veriut dhe ajo Qendrore), mes Monterrej dhe Tigres, me vendasit që triumfuan për të katërtën herë në histori, falë suksesit 1-0 në vajtje dhe barazimit 1-1 në kthim.
Rajados fituan edhe në tribuna, sepse spektakli i dhuruar ishte i mrekullueshëm, me tifozët që bënë dallgën e famshme duke ndezur telefonat në errësirë!