VIDEO/ Teuta, kjo “mece e zezë” për Tiranën! Dede duhet të presë për të shijuar fitoren me durrsakët

Nuk ka fitues në “Niko Dovana”. Teuta dhe Tirana ndahen në barazim 1-1 nga dueli i sotëm. Skuadra e Edi Martinit konfirmohet edhe një herë tjetër si “macja e zezë“ për bardheblutë. Trajneri shkodran ka gjetur formulën magjike për të ndalur kampionët në fuqi, duke dalë i pamposhtur në të gjitha sfidat që kanë zhvilluar së fundmi.

Dede nuk e thyen dot mallkimin, pavarësisht golit të shpejtë që në minutën e 2-të të përballjesm të ardhur nga Grent Halili. Megjithatë ishte talenti Kapllani ai i cili i preu sërish shpresat bardhebluve me rrjetën e tundur në pjesën e dytë të lojës. Kështu trajneri Nevil Dede duhet të presë vitin 2021 për të shijuar fitoren me Teutën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Teuta-Tirana 1-1, Kapllani 70’/ Halili 2′

Teuta: Frashëri, Arapi, Hoxha, Kuros, Todorovski, Karabeci, Aleksi, E.Vila, Bregu, L.Vila, Krasniqi

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Kuka, Ismajlgeci, Halili, Vrapi, Batha, Torasa, Muçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online